Vendosni fjalën kyçe....

OKB reagon ndaj sanksioneve për Venezuelën: Mund të shtojnë vuajtjen


Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara është shprehur kritik mbi sanksionet e vëna nga SHBA-ja ndaj Venezuelës.

Michelle Bachalet, ish-president i Kilit, ka deklaruar se ato mund të përkeqësojnë situatën edhe më shumë ndër miliona njerëz atje, shkruan BBC.

Sipas tij, ato janë “tejet të ashpra” dhe mund të prekin pjesën më të ndjeshme të shoqërisë.

Sanksionet që i vuri Trump së fundmi janë ngritja e të gjitha aseteve që Venezuela ka në SHBA ku përfshihet edhe bllokimi i të gjitha transaksioneve tregtare.

Qëllimi i tyre, sipas Shtëpisë së Bardhë, është që presidenti Nicolas Maduro të dorëhiqet nga pushteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *