Vendosni fjalën kyçe....

Personi që kreu masakrën kishte si synim meksikanët, çfarë pohoi para hetuesve 21-vjeçari


I dyshuari që hapi zjarr në një dyqan në El Paso, Texas, fundjavën e kaluar i tha policisë se ai synonte të vriste “meksikanët”, sipas një deklaratë të bërë publike të premten.

Dokumenti i gjykatës thotë se Patrick Crusius, 21 vjeç, pranoi se e ishte kryer masakrën që la 22 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Gjithsej, tetë nga të vdekurit në qytetin kufitar të Teksasit ishin meksikanë.

Policia e arrestoi Crusius pasi ai doli nga automjeti i tij që ishte ndalur në një kryqëzim aty pranë, sipas pohimit të shkruar nga detektivi Adrian Garcia.

“Unë jam personi që qëlloi” u tha Crusius oficerëve të policisë ndërsa doli nga makina me duart në ajër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *