Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja kërcënon Gjermaninë me zhvendosjen e ushtarëve amerikanë drejt Polonisë: S’kemi pse paguajmë më


Dy të dërguar të SHBA-së kanë shpërndarë idenë e transferimit të trupave nga Gjermania në Poloni, nëse Berlini nuk kryen detyrën e tij për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen.

Kërcënimi vjen pasi Berlin nuk pranoi të bashkohej me ndërmarrjet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Përplasja midis dy aleatëve të gjatë të NATO-s mori një kthesë të re pasi Richard Grenell, ambasadori i SHBA-së në Berlin, polemizoi duke fyer Gjermaninë lidhur me shpenzimet ushtarake të kësaj të fundit.

“Është vërtet fyese të presësh që taksapaguesi amerikan të vazhdojë të paguajë për më shumë se 50,000 trupa amerikanë në Gjermani,” i tha ai agjensisë së lajmeve DPA të Premten.

Ndërsa ambsadorja amerikanë në Poloni, Georgette Mosbacher, tha se Varshava po i përmbush detyrimet e saj për të shpenzuar 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

“Në ndryshim nga Gjermania, Polonia po përmbush angazhimin e saj për të shpenzuar 2 përqind të PBB-së për NATO-n. Do ishim të lumtur të mirëprisnim transferimin e ushtarëve amerikanë nga Gjermania në Poloni”, shkroi Mosbacher në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *