Vendosni fjalën kyçe....

Trump: SHBA nuk do bëjë marrëveshje tregtie me Kinën


 

Presidenti amerikan Donald Trump tha se teksa bisedimet me Pekinin po përparojnë, deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje, pasi të dy vendet përpiqen të zgjidhin disa probleme në marëdhëieet tregtare.

Presidenti u tha gazetarëve të premten se do të dëshironte të shihte më shumë lëvizje në bisedimet tregtare, por shtoi se Uashingtoni nuk ishte i gatshëm të përfundonte një marrëveshje.

“Kina dëshiron të bëjë diçka për tregtinë, por unë nuk jam ende gati të bëj asgjë,” tha Trump.

Ai shtoi se tani për tani, SHBA nuk do të bëjë biznes me Huawei-n, firma kineze e telekomunikacionit, por tha se mund të ndryshojë në rast se arrihet një marrëveshje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *