Vendosni fjalën kyçe....

2 milionë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit, mblidhen në malin Arafat


Më shumë se dy milionë pelegrinë muslimanë u ngjitën në malin e Arafatit afër qytetit të Mekës në Arabinë Saudite të shtunën për të kryer ritin vjetor të Haxhit.

Haxhilerët të veshur me rrobë të bardhë që thekson unitetin, pavarësisht statusit shoqëror ose kombësisë, u drejtuan drejt Arafatit mëngjesin e sotëm.

Ishte në Arafat ku Profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit.

Myslimanët pritet të kalojnë tërë ditën në pllajën e Arafatit teksa luten vazhdimisht dhe i kërkojnë Zotit falje dhe mëshirë.

Në perëndimin e diellit, ata do të zbresin malin dhe do të shkojnë përsëri në Muzdalifah.

Më vonë, në Mina, ata do të marrin pjesë në ritualin simbolik të gjuajtjes me gurë të djallit.

Pas ritualit të gurëve të dielën, pelegrinët do të sakrifikojnë kafshët për të shënuar fillimin e festës katër-ditore të Bajramit.

Pelegrinazhi i Haxhit është shtylla e pestë e besimit islam – një ritual që duhet të kryhet nga të gjithë muslimanët, nëse është e mundur financiarisht, të paktën një herë në jetën e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *