Vendosni fjalën kyçe....

‘Dh**ni më pak të ulni ndotjen’ – Presidenti brazilian u kthehet kritikëve


Presidenti brazilian Jair Bolsonaro sugjeroi që kritikët e tij të mjedisit të hanë më pak dhe të përpiqen të shkojnë në tualet njëherë në dy ditë në vend që ta sulmojnë atë për shkallën e shpyllëzimit nën administrimin e tij.

“Nëse hani më pak është e mjaftueshme. Ju flisni për ndotjen e mjedisit. Mendoj se nëse shkoni në tualet njëherë në dy ditë do ndihmonit shumë për të zvogëluar ndotjen e mjedisit.” i tha Bolsonaro një gazetari, i cili pyeti nëse ishte e mundur të ruhej mjedisi, ndërsa njëkohësisht rritet ekonomia.

Udhëheqësi brazilian përballet me zemërim ndërkombëtar pasi Instituti Kombëtar Brazilian për Kërkime në Hapësirë ​​(INPE) zbuloi se prerja e pyjeve të shiut të Amazonës ishte rritur 278 përqind për muajin korrik në krahasim me vitin e kaluar.

Duke i hedhur poshtë numrat si gënjeshtra, Bolsonaro pushoi javën e kaluar shefin e INPE, Ricardo Galvao, duke e zëvendësuar atë me një zyrtar ushtarak.

Duke pretenduar se të dhënat ishin përshtatur në mënyrë mashtruese për të kënaqur “interpretimet sensacionaliste”, Ministri i Mjedisit, Ricardo Salles, akuzoi INPE se kërkonte “më shumë donacione nga OJQ të huaja.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *