Pas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dokumentarin e publikuar nga televizioni italian “Rai3”, për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.
Rama thotë se kjo që ka publikuar media italiane nuk është gazetari. Ashtu sikurse Lleshaj, Rama vë në dyshim integritetin e televizionit italian, duke thënë se puna do të vetë kur “llafet t’i ketë marrë era”.
“S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”– shkruan Rama.
Kryeministri ka shpërndarë edhe reagimin e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e quante dokumentarin një mishmash televiziv apo një sallatë televizive sensacionale, që tij kishte si synim vetëm audiencën e interesuar për show.