Nigel Farage tha se Jean Claude Juncker e bën atë të ndjehet sikur ai nuk kishte pasur një problem me pijen ndërsa lëshoi ndaj Bashkimit Evropian, teksa fliste në Sidnei të Australisë.
Me daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja disa javë larg, Farage foli me optimizëm për tregtinë në të gjithë botën dhe shtoi se “Australia është pikërisht në krye të listës sime personale”.
“Më pëlqen Juncker. Ai është personi i vetëm që njoh që më bën të ndjehem se nuk kam pasur probleme me pijet.” – tha Farage.
Juncker njihet për episodet e tij gazmore me pijen, disa prej të cilave kanë ndodhur në samite të rëndësishme evropiane.