Dy fëmijë australianë po lanin dhëmbët dhe po përgatiteshin për t’u shtrirë për të fjetur mbrëmjen e së hënës, kur u përballën me një piton 1.5 metra të gjatë në banjën e tyre.
Gjarpri ishte zvarritur në shtëpinë e tyre në Brisbane, Queensland, derisa kishte gjetur rrugën e tij përmes vrimës së një llambe që mungonte në tavanin e banjës.
Kapësi i gjarpërinjve, Bryce Lockett, u thirr për të hequr zvarranikun nga shtëpia, shkruan “FoxNews“. Ai më vonë e lëshoi atë në një përrua në zonë, pasi i bëri disa fotografi për kujtim.
“Unë kam kapur gjarpërinj për rreth 7 vjet tani, i kam parë të gjithë në situata të ndryshme,” tha Lockett.
“Pitonët e qilimave dalin natën dhe janë me gjak të ftohtë, kjo është ndoshta arsyeja pse ai është zvarritur për të shijuar nxehtësinë e llambës – ata janë të padëmshëm, por nuk duan të shqetësohen.”, vijoi ai.
Lockett tha se ishte befasuese që gjarpri arriti të rrëshqasë në instalimet e dritve, duke shtuar se një e treta e banorëve australianë kanë gjarpërinj të fshehur në çatitë e tyre.
“Njerëzit në përgjithësi janë mjaft të tmerruar prej tyre, por unë kam patur shumë gjarpërinj tërë jetën time, kështu që nuk jam shumë i shqetësuar.”, shtoi kapësi i zvarranikëve.