Vendosni fjalën kyçe....

I doli emri në audiopërgjime, Zaev: Boki 13 tha gënjeshtra


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve nga media italiane “La Verita”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Zaev ka bërë thirrje që rasti “Zhvatja” të hetohet deri në fund.

Zaev thotë se emri i tij është keqpërdorur në këto përgjime.

“Gjatë kësaj nxirren gënjeshtra me qëllim njëri bashkëbisedues të përforcoj pozicionin e tij të autoritetet para bashkëfolësit tjetër. Në mënyrë kategorike i hedh poshtë dhe them me përgjegjësi, çfarëdo lidhje, bashkëpunim ose komunikim me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin ‘Zhvatja’ dhe për çfarëdo tjetër çështje që janë lëndë e hetimit për këtë rast”, shkruan Zaev.

Kryeministri thotë se me Bojan Jovanovskin, ose Boki 13, ka biseduar vetëm për aktivitetet humanitare, dhe më pas qeveria e as ai nuk kanë pasur bashkëpunim të mëtejshëm as formal e as joformal.

Sipas tij Maqedonia e Veriut është e gatshme për drejtësi sa do që ajo të jetë e rëndë dhe traumatike.
Emri i Zaev u përmend në videon e tretë të publikuar mëngjesin e sotëm nga “La Verita”, ku Boki 13-ta i konfirmon biznesmenit Kamçev se do të merret personalisht me Zaev dhe se ai nuk do t’i nxjerrë problem atij, duke dëshmuar se gjatë gjithë kësaj kohe kryeministri ka qenë në dijeni të rastit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *