Gjendet një trupi i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Skuraj në Kurbin. Mësohet se banorët e kanë vënë re trupin e pajetë në lumë dhe kanë njoftuar policinë.
Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar trupin e pajetë në morg ndërsa kanë nisur hetimet.
Viktima është identifikuar si shtetasi 54-vjeçar, Luigj Gjeloshi. Ai dyshohet se është mbytur teksa po tentonte të kalonte lumin e Matit.