Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier, te vendi i njohur si “Pushimi i Shoferit”.
Tre makina mësohet se janë përfshirë në aksident, i cili solli si pasojë bllokimin e autostradës nga kahu drejt Lushnjes.
Sipas “Ora News”, radha e automjeteve të ngecur në trafik ka shkuar në mbi 4 kilometra.
Aksidenti ka ndodhur në autostradë, në afërsi të fshatit Vrisara. Automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin N.S., 27 vjeç, banues në Memaliaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
27-vjeçari është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër.