Vendosni fjalën kyçe....

‘Populli do e marrë në dorë zgjidhjen, kush u bë vegla e Edi Ramës do dalë para ligjit’ – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar nga Mallakastra se kapja e pushtetit vendor nga banda në pushtet ishte një hap fatal.

Ai theksoi se populli ta të drejtën ta marrë në dorë zgjidhjen me të gjitha format që i sheh të përshtatshme për të rikthyer demokracinë e sundimin e ligjit.

Ai tha se një nga gjërat kryesore që do bëjë qeveria e re është vënia para përgjegjësisë e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin dhe janë kthyer në vegla të verbra të Ramës.

“Mos harroni, duke nisur nga data 11 qershor çdo qindarkë e taksave të shqiptarëve që është harxhuar për procesin kriminal dhe fals të 30 qershorit, është dëm ekonomik. Për çdokënd që ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ligji është i qartë. Ju siguroj që me qeverisjen e re dhe prokurorinë e çlirurar nga kapja, gjithsecili prej tyre do të marre atë që meriton para ligjit”. – u shpreh kreu i opozitës.

Basha tha më tej se vjedhja është prioriteti i vetëm i Ramës duke theksuar se të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorët e tij do përgjigjen para ligjit.

“Vjedhja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës, ka harxhuar 3.2 mln euro pa tender për vetëm për zyrën e tij. Çfarë mendon? Se do ta mbrojë përgjithmonë Ulsi Manja me Arta Markun dhe me Donika Prelën? Jo, jo, do të vijë dita shumë shpejt dhe atë ditë secili prej tyre do të japë llogari para shqiptarëve.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *