Vendosni fjalën kyçe....

Qyteti eksperimental i ndërtuar për njerëzit e së nesërmes, njihuni me projektin utopik (Fotot)


70 milje në veri të Phoenix, Arizona, shtrihet qyteti i fshehur Arcosanti. “Laboratori Urban” ose qyteti pa rrugë ishte krijuar për të qenë një utopi për njerëzit që aspironin të zbulonin një mënyrë të re të jetës.

Pothuajse 50 vjet më vonë, është akoma shtëpi e disa qindra njerëzve që përpiqen ta bëjnë këtë eksperiment, shumë kohë pasi themeluesi ka ndërruar jetë.

Qyteti zë 25 hektarë të një parku prej 4,060 hektarë. Arkitekti italian, Paolo Soleri, e projektoi qytetin duke ndërthurur parimet e arkitekturës dhe ekologjisë.

Qyteti nuk ka rrugë dhe të gjitha strukturat shohin drejt jugut për të kapur sasinë maksimale të dritës së diellit dhe nxehtësisë.

Qyteti ka një absidë bronzi, një qendër vizitorësh, një kafene dhe dyqane për të siguruar nevojat e komunitetit. Aktualisht, popullsia e qytetit luhatet midis 50 deri 150.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *