Imagjinoni sikur nuk u rruajtët për dy javë, bëtë një fotografi dhe më pas miliona “ndjekës” do t’ju thonë se sa e mahnitshme je dhe se sa mirë po bën për botën.
Si shembull kemi aktoren dhe modelen Emily Ratajkowski, e cila në një fotografi për “Harper’s Bazaar” u shfaq me sqetullën e parruar.
Thjesht ngarko një foto si kjo në Instagram. Shkruaj një mesazh të shkurtër si Emily: “Bëni gjërat tuaja zonja, çfarëdo që të jenë ato.”)
Merr 1,900,000 pëlqime. Shumë zemra, mijëra komente.
Për shembull: “Ti je duke bërë një gjë të madhe: duke përdorur privilegjin tënd për të luftuar për lirinë individuale.”; “Kjo është e fuqishme.”; “Legjendë”…
Por Ratajkowski është e depiluar në mënyrë të përkryer në çdo foto tjetër në “Instagramin” e saj.
Ndoshta dhe nuk duhet as ta rritësh fare sqetullën. Disa thonë se modelja përdori një sqetull false. Një paruke. Por nuk do aludojmë tani ndaj integritetit të qimeve të trupit të modeles. Kaq e thjeshtë është të kthehesh në heroinë! Sigurisht për një modele si Emily Ratajkowski.