Vendosni fjalën kyçe....

Shpallet në kërkim administratori i “Gega Oil”


Shpallet në kërkim administratori i “Gega Oil”, Paulin Gega. Sipas policisë, nga kontrolli tatimor në karburantet e “Gega Oil” janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit funksiononin në regjim manual. Kështu policia ka bllokuar tregtimin e karburantit nga ky subjekt.

Gega akuzohet për kryerjen e veprave penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Detajet e policisë

Vijon operacioni kundër informalitetit e evazionit fiskal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit “Gen Klaudis ShA, në vijim të zbatimit të Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë dhe ka ushtruar kontroll në datën 07.08.2019.

Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt.

Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi P. G përmes subjektit “Gen Klaudis ShA”, që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Po ky shtetas është proceduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Pas veprimeve hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit P.G

Prokuroria nxorri një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezulton se është larguar nga vendi në datën 09.08.2019.

Shtetasi P. G u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *