Një shpërthim ka ndodhur në stacionin e Policisë në kryeqytetin danez, Kopenhagen. Ky është shpërthimi i dytë që ndodh në këtë qytet brenda javës.
Ndërtesa u dëmtua, por për fat të mirë askush nuk ka mbetur i lënduar. “BBC” shkruan se incidenti ndodhi në orët e para të së shtunës.
Të martën, pati një shpërthim të fuqishëm jashtë agjencisë kombëtare të taksave. Ky sulm thuhet se ishte i qëllimshëm.
Është e paqartë nëse dy sulmet janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Policia është në kërkim të një burri, i cili është parë duke u larguar nga skena e shpërthimit të komisariatit. Ai kishte veshur rroba të errëta dhe këpucë të bardha.