Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi në Teksas, i dyshuari pranon për policinë se shënjestra e tij ishin “Meksikanët”


I dyshuari për vrasjen e 22 personave në sulmin me armë që ndodhi fundjavën e kaluar në El Paso, Texas, ka rrëfyer për policinë qëllimet që kishte.

Reuters” shkruan se  21-vjeçari Patrick Crusius tha se ai synonte “Meksikanët”. Të paktën kështu thuhet në një deklaratë të policisë.

“I dyshuari, Patrick Crusius, 21 vjeç, doli nga automjeti i tij, u ndal në një kryqëzim dhe deklaroi me zë të lartë: Unë jam autori”, tha detektivi Adrian Garcia, një ditë pas ngjarjes.

“I pandehuri deklaroi se shënjestra tij ishin Meksikanët”, vijon deklarata.

Pasi kreu sulmin në qendrën tregtare i riu postoi në rrjetet sociale një shkrim ku tha se ishte kundër “pushtimit hispanik” të Shteteve të Bashkuara.

Shumica e viktimave në qendrën tregtare kishin emra hispanikë.

Rasti është klasifikuar si terrorizëm i brenshëm, dhe ka shkaktuar një debat të gjerë në SHBA.

Kandidatët demokratë për president e kanë akuzuar Trumpin se po nxit ndjenja raciste, në mitingje dhe në Tëitter. Ata thonë se presidenti ka krijuar klimë politike të favorshme për dhunë dhe urrejtje.

Mes demokratëve dhe republikanëve është thelluar debate për kontrollin e armëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *