Vendosni fjalën kyçe....

Valdrin Pjetri publikon 2 dokumente: Ditë më të mira do vijnë për Shkodrën


Kryebashkiaku i Shkodrës pas votimeve të 30 qershorit, Valdrin Pjetri ka publikuar dy dokumente italiane duke thënë se figura e tij është e pastër në shtetin italian.

Në reagimin në faqen e tij nëë ‘Facebook’, Pjetri shkruan se PD kërkon të njollosë figurën e tij ndërsa shton se ditë më të mira do vijnë për Shkodrën e banorët e saj.

‘Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.

Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.

Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.

Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.’ – shkruan Pjetri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *