Kongresmenia demokrate e e Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, ka kërkuar përgjigje për rrethanat rreth vdekjes në burg të Jeffrey Epstein, pasi FBI nisi një hetim
Ndërsa u bënë pyetje se si një i dyshuar në një hetim të madh të trafikut të seksit, i cili raportohej se ishte duke u ruajtur pas përpjekjes së parë për vetëvrasje, u lejua të vriste veten dhe ndërsa interneti mbushej me teori konspirative, Kongresmenia demokrate ishte midis atyre që kërkonin përgjigje.
“Ne kemi nevojë për përgjigje,” shkroi në ‘Twitter’, Ocasio-Cortez.
Zyrtarët në Nju Jork konfirmuan që 66-vjeçari, i cili dikur kishte në rrethin e tij miqësor Bill Klinton, Jeff Bezos dhe Donald Trump, u gjet i vdekur në qelinë e tij rreth orës 7.30 të mëngjesit të së shtunës në burgun e Manhattan-it në Nju Jork.
Muajin e kaluar, Epstein u gjet pa ndjenja në dyshemenë e qelisë së tij me shenja në qafë, sipas njoftimeve të mediave dhe sipas zyrtarëve që e hetuan incidentin, bëhej fjalë për një përpjekje për vetëvrasje ose sulm nga persona brenda burgut.