Vdekja e Jeffrey Epstein nga vetëvrasja ka shokuar mjaft ekspertë. Duke pasur parasysh përpjekjen e tij të mëparshme për t’i dhënë fund jetës dhe lidhjet e tij të fuqishme, si mund të jetë lënë Epstein i vetëm për të vrarë veten?
Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Manhattan mëngjesin e së shtunës dhe autoritetet u thanë mediave se ai ishte vetëvrarë.
Milioneri 66-vjeçar mbahej në paraburgim që nga arrestimi i tij muajin e kaluar, me akuzën e trafikimit seksual të fëmijëve dhe komplotit.
Çuditërisht, Epstein supozohej se ishte vendosur nën vëzhgim dhe ruhej që të mos kryente vetëvrasje, pasi dy javë më parë ai u gjet “i plagosur dhe në një pozicion fetal” në qeli, kjo pas një përpjekjeje të dështuar për t’u vetëvarur.
“Logjikoni se si një person vret veten në izolim, kur është nën një vëzhgim për ta mbrojtur nga vetëvrasja?”, pyet komentatori konservator, Matt Walsh.
Për ta nxitur akoma më shumë këtë konspiracion, një nga personat që pretendon se ishte viktimë e Epsteinit, thotë se ai e kishte trafikuar tek disa nga njerëzit më të pasur në botë, duke përfshirë princin britanik Andrew, investitorin Glenn Dublin, tek “një princ tjetër”, një “president i huaj” , “Një kryeministër i mirënjohur” dhe tek një pronar i një “zinxhiri të hoteleve të mëdha” franceze.
Dëshmia e pretenduar e viktimës u zbulua të premten, disa orë para vetëvrasjes së Epsteinit.
Edhe drejtuesit e mediave kryesore flasin për një komplot. Tani për tani, çështja kundër Epsteinit shkon me të në varr.
VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al