Një 50-vjeçar nga Elbasani, është arrestuar nga policia pas një sherri mes tij dhe ish-bashkëshortes, djalit të tij dhe kunatit që ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin mes tyre.
Shtetasi me inicialet N. J., akuzohet se ka goditur me sende të forta personat në fjalë. Ai është dëmtuar edhe vetë gjatë konfiktit.
Të 4 personat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Policia e Elbasanit parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja në familje.
Godet me sende të forta ish-bashkëshorten dhe djalin, vihet në pranga nga Policia 50- vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një konfliktit në familje, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:N. J., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta ish bashkëshorten dhe djalin por gjatë konfliktit është dëmtuar edhe vetë shtetasi N.J., si dhe daja i djalit pasi ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin, të katër shtetasit kanë marrë dëmtime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”.”, thuhet në njoftimin e policisë.