Mbrëmjen e kaluar i është vendosur eksploziv një ekskavatori në Fushë-Lopë, në Bulqizë. Sipas policisë ekskavatori është në përdorim të personit me inicialet V.N. banues në Kurbin.Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar pjesërisht.
Policia thotë se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.