Templates by BIGtheme NET

Flakët përpijnë ishullin grek, evakuohen banorët dhe kampi i turistëve

Zjarri në ishullin e Elafosinosit është përhapur më shumë nga dita e djeshme duke rrezikuar shumë banesa dhe një kamp turistësh.

Erërat e forta i përhapën më tepër flakët. Forcat e shpëtimit arritën të evakuonin të gjithë kampin e turistëve në këtë ishull.

Elafosinosi është njëri prej ishujve më të vizituar nga turistët. Plazhet dhe natyra tërheqin çdo vit nga 3000 pushues.

Që prej ditës së premte, zjarret në Greqi janë rishfaqur duke djegur hapësira të mëdha pyjesh e banesash.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*