Një 68-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka shkuar me thikë në banesën e një tjetri dhe e ka plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit. I plagosuri me inicialet F.L, 56-vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” “shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.
Shtetasi J.V, rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit F.L, 56 vjeç, dhe pas një konflikti për motive të dobëta, e kishte plagosur me mjet prerës (thikë).
Shtetasi F.L, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.