Arrestohen dy persona në portin e Durrësit, nën akuzën se tentuan të trafikonin drejt Italisë armë dhe municione.
Të arrestuarit janë; pasagjeri R.H. 23 vjeç dhe shoferi i autobusit A.F. 30 vjeç, të dy banues në Fier.
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një karikator automatiku të mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të masave të shtuara për rritjen e sigurisë në pikat kufitare dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve drejt shtetit fqinj.
U arrestuan në flagrancë shtetasit:
• A.F., 30 vjeç, banues në Fier;
• R.H., 23 vjeç, banues në Fier;
Më datën 10.08.2019, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobuz tip Sptinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari, në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
• një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshëm për veprën penale”Trafikimi i armëve dhe i municionit “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.