Shkalla e papunësisë në Greqi ka rënë në nivelin e saj më të ulët që nga maji 2011, një shenjë se ekonomia e trazuar e vendit po rikuperohet dhe po tregon një rritje modeste.
Shkalla e papunësisë në Shtator 2013, ishte 27.8%, kështu që përmirësimi i fundit është domethënës.
Megjithatë, papunësia në Greqi është ende dy herë mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian dhe Eurozonës.
Papunësia në Eurozonë është 7.5% dhe 6.3% në Bashkimin Europian. Në të njëjtën periudhë, papunësia në Greqi qëndron në 17.2%, një përmirësim me 2% nga viti i kaluar.
Papunësia e të rinjve në Greqi në maj ra në nivelin e saj më të ulët që nga fillimi i krizës së borxhit të qeverisë Greke, ku më shumë se një e treta e grekëve të rinj mbetën të papunë.
Më shumë se 400,000 grekë të rinj të aftë janë shpërngulur për të punuar, në kërkim të një rroge më të mirë.