Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi mbi 21 vjeçarin me armë, dorëzohet pas gjashtë ditësh i dyshuari


Një 25 vjeçar është vetëdorëzuar në policinë e Devollit, pasi pak ditë më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 21 vjeçar.

Ngjarja ndodhi më 5 gusht në qytetin e Bilishtit, ku R.F ka qëlluar drejt 21-vjeçarit me inicialet K.B me armë zjarri, pas një konflikti që kishte patur me të.

“Vetëdorëzohet në Polici, autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të një 21-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 05.08.2019, në qytetin e Bilishtit.

Në ambientet e Komisariatit Devoll është vetëdorëzuar shtetasi R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, sepse pas një konflikti të çastit me shtetasin K.B, 21 vjeç, ka tentuar ta vrasë me armë zjarri tip automatik këtë të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, kryen veprimet e mëtejshme proceduriale për ndalimin e këtij shtetasi dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policies.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *