Vendosni fjalën kyçe....

Ra nga shtylla e tensionit të lartë në Dibër, 35-vjeçari sillet me helikopter në Tiranë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, ku një 35-vjeçar ka rënë nga një shtyllë e tensionit të lartë.

Ky incident ka ndodhur në fshatin Zerqan të rrethit të Bulqizës, ku 35-vjeçari Rogert Ceka kishte hipur në shtyllën e tensinit për të rregulluar një tel. Mirëpo ai ka rënë aksidentalisht në tokë.

I plagosuri është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Mësohet se Ceka nuk është me profesion elektricist, por pavarësisht kësaj ka marrë guximin të rregullojë telin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *