Vendosni fjalën kyçe....

Rrethanat misterioze të vdekjes së transgjinorit të parë që u bë një yll televiziv


Ylli i parë televiziv që doli hapur se ishte një transgjinor, Miriam Rivera, ka ndërruar jetë. “FoxNews” shkruan se kjo ka ndodhur që më 5 shkurt të këtij viti, por lajmi është mësuar vetëm ditën e premte.

Ajo ishte 38 vjeçe dhe burri i saj, Daniel Cuervo, e konfirmoi lajmin në një postim në Facebook.

Sipas raportimeve, Rivera u gjet në banesën e saj e vdekur dhe në rrethana shumë misterioze. Ajo dyshohet se vari veten, por Cuervo nuk beson se ajo vdiq nga vetëvrasja.

“Gruaja ime e adhurueshme prehet në paqe, e dashur derisa Zoti të na lejojë të jemi përsëri bashkë,” shkroi ai në mediat sociale.

Cuervo i tha “Daily Mail Australia” se beson se ka patur diçka.

 “Miriam më telefonoi në New York nga Meksika, duke më thënë që po ndjehej e sëmurë dhe se po villte gjak, kështu që unë i thashë asaj të shkonte në spital,” tha ai.

Cuervo gjithashtu tha se ai dëshironte ta sillte trupin e saj përsëri në New York, por trupi i saj u dogj para se të kryhej një autopsi.

Ai më pas thotë se ka marrë një telefonatë kërcënuese nga një burrë i cili e kërcënoi të mos kthehej më në Meksikë, se në të kundërt do të vritej.

Jeanett Ortoft, një mik i Rivera-s beson gjithashtu se ajo vdiq në mënyrë të dyshimtë.

“Disa thonë se atë e vranë për të luftuar kundër trafikimit njerëzor, të tjerë thonë se ajo u vetëvra”, thotë Ortoft.

Rivera njihej për shfaqjen e vitit 2004 “There’s Something About Miriam” si dhe për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Australia”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *