Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me bombë në Libi, vriten tre punonjës të OKB-së, plagosen dhjetëra civilë (VIDEO)


Një makinë-bombë shpërtheu para një qendre tregtare në Benghazi, Libi. “RT” shkruan se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të vrarë tre punonjës të Kombeve të Bashkuara dhe të plagosur dhjetëra civilë, mes tyre dhe fëmijë.

Sulmi ndodhi në mes të një armëpushimi midis Ushtrisë Kombëtare Libiane të udhëhequr nga Fusha Marshal Khalifa Haftar dhe Qeveria e Akordit Kombëtar të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, përpara festës fetare të Bajramit.

“Ky sulm frikacak … shërben si një kujtesë tjetër e fortë për nevojën urgjente që Libianët kanë të ndalen së luftuari, të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku përmes dialogut, dhe jo dhunës, për t’i dhënë fund konfliktit”, tha përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Libinë, Ghanyan Salame, gjatë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Libia është zhytur në kaos dhe në përpjekjet për të krijuar një qeveri të qëndrueshme qysh kur kryengritja e armatosur e mbështetur nga NATO në 2011, çoi në vrasjen e sundimtarit të gjatë të vendit, Muammar Gaddafi.

Vendi është ndarë në dy kahe, mes qeverisë së mbështetur nga OKB në Tripoli, e cila mbështetet në koalicionin lokal të milicisë, dhe Marshal Khalifa Haftar dhe forcat e tij që tani kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit, përfshirë fushat kryesore të naftës.

Më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë, mbi 5.700 të tjerë janë plagosur dhe rreth 120,000 janë zhvendosur që nga prilli, kur forcat e Haftarit sfiduan GNA për kontrollin e Tripolit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *