Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë në një xhami në Oslo, para festës së Kurban Bajramit


 

Një ditë para festës së Kurban Bajramit, një sulm ka ndodhur në një xhami në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Independent” shkruan se një person u plagos gjatë sulmit në qendrën islamike Al-Noor në Baerum, rreth 20 km larg Oslo.

Policia tha që sulmuesi ishte një “djalë i ri, i bardhë”, i cili dukej se kishte vepruar vetëm.

Disa orë më vonë u raportua se një grua e re ishte gjetur e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit dhe se ai dyshohej për vrasje.

Incidenti në xhami ndodhi pas orës 4 pasdite të së shtunës (sipas orës lokale), një ditë para festimit të festës më të shenjtë islamike, Bajramit ose “Festës së Sakrificës”.

Irfan Mushtaq, një anëtar i bordit, u tha mediave norvegjeze se anëtarët e kongregacionit e kishin kapur sulmuesin, i cili kishte veshur një uniformë dhe një helmetë.

“Burri mbante dy armë, një armë gjahu dhe një pistoletë. Ai hyri përmes një dere prej xhami dhe qëlloi”, tha Mushtaq për TV2.

I plagosuri ishte i moshës 75 vjeçare, anëtar i kongregacionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *