Tregtia gjermane është ngadalësuar në gjysmën e parë të vitit 2019, duke treguar shenja të ngadalësimit të ekonomisë që varet nga eksportet. Ngadalësimi i ekonomisë botërore së bashku me konfliktet mbi tarifat dhe pasiguritë nga Brexit, kanë ndikuar te ekonomitë e Europës Perëndimore. Gjermania, e varur nga eksportet që është edhe ekonomia më e madhe e kontinentit, ka marrë goditjen më të madhe.
Këto luhatje janë kompensuar nga stimujt brenda vendit, ku punësimi në nivel rekord, inflacioni i dobët dhe kostot e ulëta të huamarjes kanë nxitur konsumin dhe ndërtimin. Megjithatë, këto pika të forta mund të mos parandalojnë tkurrjen e ekonomisë gjermane në tremujorin e dytë, raporton Scan-tv.
Duke reflektuar performancat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, sufiçiti tregtar gjerman u tkurr në 109.9 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit, nga 122.4 miliardë që ishte më parë, ndërkohë që importet u rritën me 3% dhe eksportet u ngadalësuan në 0.5%.
Vetëm për muajin Qershor, eksportet ranë me 8% me bazë vjetore duke shënuar rënien më të shpejtë në 3 vite. Qershori shënoi gjithashtu një goditje të prodhimit industrial, që tregoi një rënie me 1.5%.