Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke u puthur me blogeren në Itali, ndahen Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth


Ata u martuan në dhjetor të vitit të shkuar, por Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë ndarë. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesi i këngëtares, i cili ka thënë në një njoftim për mediat se pavarësisht ndarjes, ata do të kujdesen për kafshët që kanë adoptuar.

“Liam dhe Miley kanë rënë dakord të ndahen. Gjithmonë duke u zhvilluar, duke ndryshuar si partnerë dhe si individë, ata kanë vendosur që kjo është gjëja më e mirë, ndërsa të dy përqendrohen tek vetja e tyre dhe tek karriera.

Ata mbeten prindër të përkushtuar për të gjitha kafshët e tyre që kanë adoptuar bashkë, edhe gjtë kësaj kohe që do jenë larg. Ju lutemi të respektoni procesin e tyre dhe privatësinë.”, thuhet në deklaratë.

Ky lajm vjen pasi këngëtarja u pa në Itali me ish-të dashurën e Brody Jenner, blogeren Kaitlynn Carter. Dy vajzat u panë duke kaluar kohë sëbashku në liqenin e Komos, por jo vetëm kaq. Ato janë parë edhe duke u puthur. Miley gjithmonë është treguar e hapur për prirjet e saj seksuale, duke pranuar se tërhiqet seksualisht nga femrat, pavarësisht se ishte e martuar me Liam.

Në fakt kohët e fundit në mediat amerikane qarkullonin lajme se Miley dhe Liam po kalonin shumë probleme dhe kjo për shkak të sjelljes së çuditshme të këngëtares.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *