Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen emrat e dy burrave që sulmuan Ozil dhe Kolasinac


Identifikohen dy burrat që u përfshinë në incidentin që ndodhi përpara shtëpisë së Mesut Ozil të enjten në mbrëmje.

Ferhat Ercan nga Highgate dhe Salaman Ekinci nga Tottenhami, janë akuzuar për shkelje të rendit publik dhe do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës më 6 Shtator. Policia tha se po e trajtonin veprën penale të rendit publik dhe përpjekjen e vjedhjes së makinës si incidente të veçanta.

Arrestimi i dy personave erdhi pasi Ozil dhe shoku i tij i ekipit Sead Kolasinac, u tërhoqën nga ndeshja hapëse e Premier League për Arsenalin, ajo kundër Newcastle.

Muajin e kaluar, dy lojtarët shpëtuan të padëmtuar pasi u vunë në shënjestër nga dy hajdutë të armatosur kur Ozil po merrte Kolasinac në makinë jashtë shtëpisë së tij.

Kolasinac u përball me një nga sulmuesit, para se të futej në makinën e Ozil. Ata u ndoqën më pas nga një motoçikletë deri në një restorant aty pranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *