Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri përfshin ishullin Canaria në Spanjë, evakuohen banorët


Flakët kanë përfshirë kodrat e ishullit turistik Gran Canaria në Spanjë.

Mbi 200 zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen e flakëve ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuuimin e mbi 1 mijë banorëve.

Flakët kanë përparuar me shpejtësi të favorizuara nga era dhe moti i nxehtë. Një prej vatrave kryesore ndodhet vetëm 30 kilometra larg qytetit Las Palmas. Ndërsa nën kërcënimin e flakëve është edhe qyteti Tamadaba i shpallur park kombëtar.

Një 55-vjeçar është arrestuar në lidhje me zjarrin që dyshohet ta ketë shkaktuar teksa po saldonte hekura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *