Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku ka humbur jetën 29-vjeçar, banues në Kolonjë.
Mjeti me të cilin udhëtonte viktima me iniciale A.V., ka dalë nga rrufa dhe si pasojë ka humbur jetën i riu ndërsa ka mbetur i plagosur bashkëudhëtari, 42-vjeçari me iniciale D.K.
Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes por dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin 2 personat.