Është liruar nga burgu ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar djali i dajës së ish ushtarit, Gurakuq Dobruna.
Ai ka thënë se vendimi për lirimin e tij është marr por nuk dihet se kur do të lirohet.
“Vendimi për lirim është marrë sot, kur do të del nga burgu nuk e dimë ende, sepse dokumenti i vendimit duhet të dërgohet në burgun ku po qëndron Tomori.”
Dobruna shtoi se lirimi i Tomor Morinës mund të ndodhë gjatë ditës së nesërme ose gjatë dy apo tre ditëve të ardhshme.
“Sipas avokatit, kjo mund te ndodhë gjatë ditës së nesërme ose 2-3 ditët e ardhshme.”
Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare në Bllacë.
Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.
Morina akuzohej se gjatë viteve 98-99-të kishte kryer krime lufte.
Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut të ekstradonte Tomor Morinën.