Vendosni fjalën kyçe....

Anulohet publikimi i filmit satirik për Trump


Anulohet lançimi i një filmi për presidentin Donald Trump, pas sulmeve masive në Teksas dhe në Ohio. Më saktë, filmi “The Hunt”, një film satirik, tregojnë linberalët që gjuajnë mbështetësit e Trump-it dhe i vrasin ata për sport.

BBC” shkruan se filmi në të cilin luan aktorja Hillary Swank, do të dilte në treg në 27 shtator.

Por “Universal Pictures” ka tërhequr publikimin e filmit pas një serie të shtënash masive dhe kritikash nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Ky film ka për qëllim të pasqyrojë natyrën e ndarë të politikës amerikane. Sipas “Hollywood Reporter”, personazhet liberale i referohen preve të tyre si “të mjerët”, një term i përdorur nga Hillary Clinton për të përshkruar disa nga mbështetësit e Trump në zgjedhjet e vitit 2016.

Në një deklaratë nga kompania filmike thuhej: “Ne qëndrojmë pranë krijuesve tanë të filmit dhe do të vazhdojmë të publikojmë filma në partneritet me krijuesi të guximshëm dhe vizionarë, si ata në këtë thriller satirik shoqëror, por e kuptojmë se tani nuk është koha e duhur për të publikuar këtë film. “

Pa e përmendur emrin e filmit, Trump foli në “Twitter” për daljen e një filmi të ri në Hollyëood.

Ai tha: “Filmi që del është bërë me qëllim që të nxisë dhe të shkaktojë kaos. Ata krijojnë dhunën e tyre dhe pastaj përpiqen të fajësojnë të tjerët. Ata janë racistët e vërtetë dhe janë shumë të këqij për vendin tonë!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *