Vetëm pak orë nga vrasja e 48-vjeçarit, Armando Gjini në Mirditë, Policia ka gjetur një makinë të djegur në afërsi të mbikalimit të Rrëshenit.
Dyshimet e para janë se mjeti i djegur është përdorur nga autorët e vrasjes për të humbur gjurmët.
Në shumë ngjarje të ngjashme kriminale, autorët përdorin të njëjtën praktikë për të humbur gjurmët dhe fshehur prova për krimet e kryera.