Athina i bëri thirrje Brukselit për një ndarje më të drejtë të barrës së emigrantëve mes shqetësimeve të thella për një rritje të fortë të mbërritjeve në disa ishuj javët e fundit, raportoi ‘AFP’.
“Që nga 7 korriku, nuk ka kaluar asnjë ditë e vetme pa mbërritur emigrantë,” tha zëvendësministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, Giorgios Koumoutsakos, për të përditshmen ‘Kathimerini’.
Në pesë ishujt e Egjeut afër Turqisë – Lesbos, Samos, Chios, Kos dhe Leros – numri i përgjithshëm i refugjatëve dhe migrantëve ka tejkaluar 20,000’, sipas ministrit, i cili është përgjegjës për politikën e migracionit në qeverinë e re konservatore të Greqisë.
“Kjo përbën një rritje prej 17 përqind në disa javë.” – tha ai.
Greqia ka shteruar kapacitetet e saj pritëse për këtë çështje dhe po pret një bashkëpunim efikas me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare, tha ministri.