Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Valdrin Pjetri është “Elvis Rroshi i ri”. Rama ka urdhëruar Prokurorinë ta mbrojë


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar Prokurorinë të mbrojë Valdrin Pjetrin nga ligji i dekriminalizimit.

Kujtojmë se opozita e ka akuzuar Pjetrin, se ka qenë i arrestuar në vitin 2001-2002, në Itali dhe më pas është dëbuar drejt Shqipërisë.

“Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik#RamaIk, shkruan Basha.

Në videon e publikuar nga kryedemokrati, Valdrin Pjetri konsiderohet si “Elvis Rroshi i ri”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *