Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në kopsht në Pensilvani, humbin jetën 5 fëmijë


 

Një zjarr ka rënë në një kopsht në Pensilvani, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën pesë fëmijë, katër prej të cilëve ishin nga e njëjta familje.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Erie. Nga zjarri u plagosën katër persona të tjerë, dy prej tyre adoleshentë që u hodhën nga një dritare e katit të dytë për të shpëtuar nga flakët.

Shefi i Zjarrfikësve në Erie, Guy Santone, tha në një intervistë për “CNN”  se pronari i shtëpisë ishte plagosur, po ashtu edhe një fqinj që u përpoq të hynte në shtëpinë e djegur për të shpëtuar fëmijët.

Sipas Santone, në momentin kur zjarri shpërtheu në orën 01:15 të mëngjesit të sotëm, në qendrën e kujdesit ditor ndodheshin 8 persona.

Zjarrfikësit shpëtuan pesë fëmijë nga dhomat e gjumit në katin e dytë. Santone tha që fëmijët që humbën jetën ishin nga 8 muajsh deri në 8 vjeç.

Katër nga viktimat ishin dy vëllezër dhe dy motra, të cilët ishin lënë në kujdesi ditor.

Edhe fëmija i pronarit të shtëpisë humbi jetën.

Një zonjë jetonte atje vrapoi nëpër zjarr për të dalë jashtë. Ajo kishte djegur mushkëritë por nuk e kishte kuptuar dhe nxitoi të çonte veten në spital, por rrugës përplasi makinën.

Ajo u dërgua në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh për trajtim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *