Vendosni fjalën kyçe....

Bluza e re zemëron Kinën, “Versace” detyrohet të kërkojë falje


Marka luksoze “Versace” është detyruar të kërkojë falje, pasi në një prej bluzave të saj Hong Kongu dhe Macau paraqiten si territore të pavarura.

Pas kritikave të ashpra në mediat sociale në Kinë, “Versace” tha që kishte bërë një gabim dhe kishte ndaluar shitjen e bluzave.

Sikurse shkruan “BBC“, marka tha se “respekton sovranitetin e territorit të shtetit të Kinës”.

“Versace” është firma e fundit e huaj që përballet me reagime të ashpra për mos respektimin e pretendimeve territoriale të Kinës.

Fotot e bluzave të publikuara në mediat sociale, shfaqnin çifte të qyteteve, si Milano-Itali dhe London-UK. Ato gjithashtu përfshinin Hong Kong-Hong Kong dhe Macau-Macao.

Kina ka qenë gjithnjë e më e rreptë në politikat se si firmat e huaja e përshkruajnë Hong Kongun, që është pjesë e Kinës, por ka një status të veçantë.  Njerëzit në Hong Kong kanë më shumë autonomi sesa ata në kontinent.

Makau është një tjetër rajon i veçantë i administruar nga Kina. Në një postim në Weibo, marka italiane e modës tha se kishte ndaluar shitjen dhe kishte shkatërruar bluzat.

“Ne kërkojmë falje për mosmarrëveshjen. Ne e duam Kinën dhe respektojmë sovranitetin e Kinës”, thuhet në një përkthim të deklaratës së “Versace”.

Drejtoresha artistike e labelit, Donatella Versace gjithashtu publikoi një ndjesë të ngjashme.

Për shkak të incidentit, një nga ambasadoret e markës “Versace” në Kinë, Yang Mi, një aktore e njohur në vend, ndërpreu marrëdhëniet me kompaninë e modës.

Aktorja Yang Mi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *