Vendosni fjalën kyçe....

23-vjeçari në Fier gjendet me fyt të prerë në kanal


Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit, ku është gjetur në një kanal një trup i pajetë. Sipas policisë, trupi është gjetur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” dhe është identifikuar si Florian Selimi, 23-vjeç.

I riu është goditur me thikë në fyt dhe si pasojë ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit., thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka konstatuar edhe një makinë tip “Reno” të braktisur në këtë zonë. Paraprakisht dyshohet se viktima është nxjerrë nga mjeti dhe më pas është ekzekutuar. 

Ka dyshime të forta se viktima, Florian Selimi, mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur. Grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimi dhe ka shoqëruar disa persona. Selimi ishte me precedent të mëparshëm penal. Ai është arrestuar në vitin 2015 për vjedhjen dhe djegien e një makine. Nuk dihet nëse ngjarja e sotme lidhet me arrestimin e tij nga policia katër vite më parë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *