Vendosni fjalën kyçe....

Katër herë kandidat për parti të ndryshme, Alejandro Giammattei fiton presidencën e Guatemalës


Ish-shefi i burgjeve Alejandro Giammattei është zgjedhur president i Guatemalës. Gjykata Zgjedhore ka deklaruar se konservatori ka marrë 59% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij e qendrës së majtë Sandra Torres, ka marrë 41%, me 95% të votave të numëruara deri më tani.

Ish-zonja e parë Torres po kandidonte për herë të tretë, ndërsa Giammattei po bënte përpjekjen e tij të katërt.

BBC” shkruan se qytetatët kanë si shqetësim kryesor pasigurinë në vend, të ndjekur nga papunësia, kostot e larta të jetesës dhe korrupsioni.

“Nuk ishte e lehtë, por qëllimi u përmbush. Do të jetë një nder i jashtëzakonshëm të jesh president i këtij vendi që unë e dua aq shumë”, tha Giammattei.

“Ne do të rindërtojmë Guatemalën. Nuk mund ta shpreh se sa mirënjohës jam.”, vazhdoi ai.

Presidenti zgjidhet për një mandat vetëm katër vjeçar. Presidenti aktual Jimmy Morales nuk mund të kandidojë për një mandat të dytë.

Ndërkohë që asnjë nga 19 kandidatët në raundin e parë të mbajtur më 16 qershor nuk mori 50% të votave të nevojshme për të fituar, dy kandidatët kryesorë përparuan në një raund të dytë dhe të fundit, me votimet e mbajtura të dielën.

Alejandro Giammattei do të marrë detyrën në Janar 2020.

63-vjeçari kandidoi për partinë e krahut të djathtë Vamos (Le të Shkojmë) dhe kjo është përpjekja e tij e katërt për t’u bërë president. Sa herë ka kandiduar, ai e ka bërë këtë për një parti të ndryshme.

Giammattei është një mjek i trajnuar i cili u emërua drejtor i sistemit të burgjeve në Guatemala në 2006.

Në të njëjtin vit, ai drejtoi një operacion të diskutueshëm për të marrë nën kontroll burgun e Pavón, i cili ishte drejtuar nga të burgosurit për një dekadë. Shtatë të burgosur vdiqën gjatë bastisjeve nga forcat e sigurisë.

Giammattei ishte në mesin e tetë personave të akuzuar për ngjarjen dhe pasi kaloi 10 muaj në paraburgim, ai u lirua për shkak të mungesës së provave.

Ai doli i katërti në zgjedhjet e 2015-ës.

Giammattei ka premtuar të ndërtojë “një mur prosperiteti” për t’i penguar shtetasit të mos migrojnë në SHBA. Për të zvogëluar pabarazinë midis të pasurve dhe të varfërve, ai dëshiron të tërheqë më shumë investime të huaja në Guatemalë duke forcuar mbrojtjet e pronës private.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *