Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i partisë Brexit sulmon familjen mbretërore: Nëna mbretëreshë pinte alkool dhe cigare


Nigel Farage ka sulmuar me fjalë Princin Harry dhe gruan e tij, Meghan Markle, për shkak të kampanjës së tyre për ruajtjen e ambientit ndërsa gjithashtu ka thënë fjalë të rënda edhe për nënën e ndjerë të mbretëreshës Elizabeta II, duke e quajtur atë si të “mbipeshë, përdoruese e rëndë e cigares dhe pijes gin (pije alkoolike)”.

Kryetari i partisë Brexit u kap me familjen mbretërore për shkak të vendimit të çiftit Harry dhe Meghan thanë që do të kenë vetëm dy fëmijë , duke thënë se popullariteti i Princit Harry ka rënë  pasi që ai u martua me Meghan.

Farage madje në vitin 2005 e kishte akuzuar Princin Harry se veshja e tij përngjante me ballot e nazistëve. Por sulmet e tij më shumë janë rritur pasi që ai vendosi të martohej me Meghan Markle.

Duke folur para turmës prej 500 vetash, ai tha se “më parë ai ka qenë një ushtar i guximshëm britanik që shërbeu në Afganistan. Ai ishte i dashuri nga gjenerata e re e familjes mbretërore. E më pas ai e takoi Meghan Marklen dhe ka rënë nga shkëmbi”.

E fakti që çifti mbretëror kanë vendosur që t’i kenë vetëm dy fëmijë, lidhjen me mbipopullimin e botës, raporton SkyNews.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *