Templates by BIGtheme NET

Liderët politikë në Itali kërkojnë bllokimin e idesë së Salvinit për zgjedhje të parakohshme

Udhëheqësit e grupeve politike në Itali do të vendosin të hënën për datën e mbajtjes së një vote mosbesimi ndaj qeverisë, pasi, Matteo Salvini, ka bërë të ditur se dëshiron zgjedhje të reja.

Ish-kryeministri, Matteo Renzi, ka bërë thirrje për një qeveri të përkohshme.

Ai është kthyer në skenën politike, duke kërkuar që të ndalet thirrja e “çmendur” e Salvinit për zgjedhje të reja.

Vendimi final për hapat e ardhshëm varet nga presidenti i shtetit.

Partia Lega Nord e Salvinit, Liga është në qeveri bashkë me partinë Lëvizja Pesë Yjet, në 14 muajt e fundit, mirëpo marrëdhëniet në mes të partive janë tensionuar kohën e fundit.

Përplasjet politike kanë nisur për një projekt të një autostrade që do të lidhte qytetin italian, Torino dhe atë francez, Lion.

Kjo lidhje që do të kushtonte disa miliarda euro, përfshin edhe hapjen e një tuneli 56 kilometra nën Alpe.

Mbështetësit e planit kanë thënë se kjo rrugë do të shkurtonte në dy orë udhëtimin mes dy qyteteve.

Ky tunel, po ashtu, do të mundësonte udhëtimin nga Parisi në Milano për katër orë, për dallim nga rreth shtatë sa është tani.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*