Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit e PD-së fushatë kundër Valdrin Pjetrit në Shkodër (FOTO)


 

Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë nisur një fushatë kundër Valdrin Pjetrit i cili kërkon të marrë bashkinë e Shkodrës, pas votimeve të 30 qershorit.

Prej disa javësh, PD e akuzon Pjetrin si të ndaluar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga shteti fqinj.

Fletushka me mbishkrimin “Narko Valdrini Jashtë Bashkisë” janë shpërnarë kudo nëpër qytet. Nëpër makinat e parkuara në rrugët e qytetit, shpallët e pallateve dhe nëpër pemë apo shtylla.

Këto broshura u prezantojnë shkodranëve momente të votimit të Valdrin Pjetrit në 30 Qershor, logon e PS me simbolin e kanabisit si dhe kangjellat e burgut.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *