Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha mbështet të birin mes skandalit të Jeffrey Epstein


Mbretëresha Elisabeth II, ka treguar mbështetje për djalin e saj, Dukën e Jorkut, pasi raundit të radhës të akuzave pas vetëvrasjes së ish-mikut të tij të dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein.

Ajo u ul pranë Dukës në një makinë dhe vajzës së tij Princeshës Beatrice, rrugës për në kishë mëngjesin e së dielës.

Të tre shiheshin të buzëqeshur brenda automjetit.

Fotot e mbretëreshës me të birin qarkulluan pasi prokurorët në New York thanë se ata po vazhdonin të hetonin një “komplot” të trafikimit seksual të të miturve dhe se vëmendja e tyre është përqendruar tek bashkëpunëtorët e gjallë të Epstein.

Duka u zu ngushtë mbrëmë pas publikimit të dokumenteve të mëtejshme të gjykatës, shkruan “The Telegraph”.

Adam Citron, një ish-prokuror i New York-ut, tha për Daily Telegraph se prokurorët “absolutisht” do të dëshironin të flisnin me Dukën si dhe me Ghislaine Maxëell, ish-të dashurën britanike të Epsteinit, si dëshmitarë.

Ai tha: “Çështja kundër Epsteinit është kaput. Ai ka vdekur. Por ata po shikojnë një komplot, kështu që ende mund t’i drejtohemi personit X, Y, ose Z.

Me gjithçka që po ndodh do të ishte vetëvrasje politike për ta mos të flisnin me të gjithë. Të gjithë këta njerëz janë përmendur. Sigurisht që do të hetohet për këtë çështje.”

Ai shtoi: “Unë nuk mendoj se do të arrijë aq larg. Unë do të supozoja se Princi Andreë do të donte dhe vetë të bashkëpunonte nëse ata e kërkojnë. Dhe unë jam i sigurt se ai do të ketë avokatë të mirë, dhe ata do të flasin me prokurorët përsëri”.

Virginia Giuffre, e cila pretendon se ka qenë një nga skllavet e seksit të Epsteinit, ka pohuar në dokumentet gjyqësore se ajo kishte bërë seks me Dukën kur ishte vetëm 17 vjeçe.

Pretendimet për Dukën u hodhën poshtë nga procesverbali i gjykatës në 2015-ën, pasi u cilësuan si “jomateriale dhe të pahijshme” nga një gjykatës. Duka ka mohuar gjithmonë akuzat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *